FOTO/ Imazhet satelitore tregojnë dëmet në Kiev pas sulmeve ruse

Imazhet satelitore kanë treguar dëmtimin e një termocentrali dhe ndërtesave të tjera në Kiev pas sulme të Rusisë me raketa që shkaktuan 19 viktima dhe plagosën mbi 100 të tjerë, sipas skynews.

Në juglindje të Kievit, bombardimet nga forcat ruse dëmtuan transformatorin në impiantin Tets-5, dhe  disa ndërtesa, duke përfshirë Kullën 101, përballë stacionit të energjisë Tets-3

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se ndërtesat e banimit, infrastruktura kritike, institucionet arsimore dhe institucionet e kujdesit shëndetësor gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet e të hënës.

/abcnews.al

Lexo me shume