Foto – Kush është e moshuara që u vra me thikë për vdekje nga i biri në Lezhë_664286572fdbb.jpeg

Foto – Kush është e moshuara që u vra me thikë për vdekje nga i biri në Lezhë

Në foton e mësipërme është 88-vjeçarja Gjylije Dani, e cila u vra nga djali i saj Arsen Dani 62-vjeç këtë të hënë në Lezhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 brenda apartamentin ku jetonte vetëm e moshuara me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor, në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja”.
Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.
Policia arrestoi autorin Arsen Dani në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen.

Burimi