Foto me autorin e vrasjes së policit në Fier, flet Luan Baçi_66434b3fc26a4.jpeg

Foto me autorin e vrasjes së policit në Fier, flet Luan Baçi

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka pranuar se e njeh Azgan Mernicën, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit në Fier. Deklaratën e bëri pas raportimeve mediatike se Mernica ka qenë pjesë e asaj që quhej struktura për mbrojtjen e votës në PD para zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe publikimit të një fotografie ku Baçi bashkë me Mernicën e persona të tjerë pozojnë për një fotografi.
Foto e postuar nga mediat
Duke folur në protestën para bashkisë Tiranë, Baçi vë në dukje se në kohën që ai e ka njohur, ai ishte një qytetar i ndershëm, e jo një kriminel.
Deputeti demokrat po ashtu dënon krimin e kryer prej tij dhe shpreh ngushëllimet për familjen e policit të vrarë.
“Shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Si deputet i qarkut të Fierit, kam njohje të madhe, kam shume foto, video dhe kam shumë takime, dreka-darka me qytetarë. Edhe një nga ata vrasësi i atij policat, po ju mediave që e keni nxjerrë, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Mernicën. Në 2021-shin kur ka bërë atë foto me mua s’ka qenë kriminel, ka qenë një qytetar i ndershëm, punëtor, familjar, dhe absolutisht e meritonte edhe foton me mua. Absolutisht e dënoj veprimin e tij, absolutisht ndjej keqardhje, por do t’u thosha që më kot më presiononi me foto të tilla”, tha deputeti.

Burimi