FOTO/ Një “story” e bashkëshortes së Di Marias” nervozon tifozët e Juves

Juventusi po kalon një moment mjaft të vështirë, teksa së fundi humbja 2-0 në transfertën izraelite ndaj Maccabi Haifa ka komplikuar ecurinë në Champions dhe ka turbulluar jo pak ambientin bardhezi.

Përtej humbjes, një lajm shqetësues ishte edhe dëmtimi i argjentinasit Angel Di Maria, ndoshta i vetmi që po bën mirë deri në këtë pikë të sezonit, por që vështirë se do të luajë më me fanellën bardhezi para Botërorit.

Pikërisht një postim inkurajues i bashkëshortes së Di Marias, Jorgelina Cardoso në rrjetet sociale, ka nervozuar edhe më shumë tifozët e Juventusit, që ngrenë dyshime se argjentinasi mund të jetë duke ruajtur veten pikërisht për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Katar 2022.

“Është akoma edhe një faqe e bardhë për t’u shkruar. Të dua me shumë forcë”, shkroi Cardoso në story-n e saj në Instagram, teksa “faqja e bardhë” nënkupton pikërisht Botërorin e Katarit dhe komentet e tifozëve të Juventusit nuk kanë qenë fort dashamirëse.

Lexo me shume