FOTO/ Skena “të nxehta”, videoklipi i Wanda Narës me rekord klikimesh në Youtube

Zërat për një romancë mes Wanda Narës dhe reperit L-Gante në Argjentinë, duket se kanë rezultuar vetëm thashetheme, pasi gjithçka ka qenë e inskenuar për të rritur vëmendjen në prag të videoklipit më të ri të 22-vjeçarit.

Të gjithë fotot e shpërndara gjatë këtyre ditëve, duket se janë përzgjedhur me kujdes nga menaxherët e këngëtarit dhe janë pjesë e videoklipit, ku një rol prej protagonisteje ka pasur edhe Wanda Nara.

Skenat e saj sensuale, por edhe vetë prania, kanë bërë që videoklipi të marrë rreth 4 milionë klikime në 24 orë, një sukses ky i jashtëzakonshëm për një reper të ri si L-Gante, që nuk shquhej për ndonjë famë të madhe më herët.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe deklarata e Wandës për divorcin me Icardin, të ketë qenë thjesht inskenim për të rritur vëmendjen ndaj saj dhe në të njëjtën kohë, ndaj klipit që u publikua mbrëmjen e djeshme, megjithatë vetëm në ditët e ardhshme pritet të zbardhet e vërteta.

Lexo me shume