FOTOLAJM/ Rama zbret në Izrael me “Air Albania”, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, dhe këtë e ka treguar me një foto në facebook. Për në Izrael, Rama ka udhëtuar me “Air Albania”. Rama do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Lexo me shume