Francezë dhe Spanjollë në Theth: Një mrekulli. Faleminderit shumë, por problem mungesa e energjisë elektrike

“Në jemi në Theth. Kemi ardhur nga Franca dhe shikoni këtu nuk ka elektricitet. Është orë 20:00 dhe jemi me qirinj në vitin 2023. Është e pamundur! Mikpritja dhe cdo gjë është e mrekullueshme. Faleminderit shumë, por pa drita, të vjen keq. Dikush duhet të bëjë diçka!“- thanë ata.

Para tre ditesh edhe operatorët turistikë të Thethit vendosën të protestojnë për energjinë elektrike pranë hidrocentralit në Nderlysaj. Ata thonë se tre bujtina janë djegur në vitet e fundit si rezultat i luhatjeve të energjisë ndërsa pajisjet elektroshtëpiake që dalin jashtë përdorimit janë të përvitshme. Thethjanët akuzojnë drejtuesit e hidrocentralit që është me koncension. Edhe turistët janë përballur me problemet që sjell mos furnizimi siç duhet me energji elektrike.
“Ne mbërritëm sot në mëngjes në Theth dhe tentuam të kontaktojmëe hotelin që kishim rezervuar por nuk na u përgjigjën. U sorollatem për disa orë derisa rastësisht u takuam. Na treguan se nuk ka energji elektrike prandaj telefonat ishin te fikur. Edhe për ne është problem të jemi në një vend kaq të magjishëm por pa energji elektrike”, tha turistja.

“Jemi një grup të rinjsh spanjoll që kemi ardhur me pushime. Na pëlqen shume vendi por kemi patur disa probleme sepse nuk mund të karikonim dot telefonat dhe kështu nuk mund të kontaktonim as me familjarët. Të vjen shumë keq sepse këtu është një parajsë e vërtetë dhe nuk gjendet zgjidhja për energjinë elektrike apo mbeturinat. Është një vend fantastik”, tha turisti.
Në një kohë që Thethi ka hapur dyert, duke pritur me qindra vizitor, dy janë kërkesat e bujtinave: Furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe pastrimi i mbeturinave.

Burimi