Frankfurt “shkatërron” Bayer Leverkusen, Stuttgart bën “poker” ndaj Bochum

Nisi këtë të shtunë raundi i 10-të i Bundesliga, ndërsa u luajtën katër takimet e para.

Eintracht Frankfurt tregoi edhe njëherë tjetër një formë shumë të mirë, ndërsa “shkatërroi” Bayer Leverkusen.
Frankfurt dominoi të gjithë sfidën që u mbyll me rezultatin 5-1, me golin e parë që u realizua nga vendasit në minutën e 45+5’, me Kamada që ekzekutoi penalltinë. Leverkusen mori barazimin në minutën e 56’ me Hincapie.

Ndërsa në minutën e 58’ Kolo Muani realizoi goli i dytë për Eintracht Frankfurt. Në të 65’ ishte Lindstrom ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 71’ situata u vështirësua edhe më shumë për miqtë pasi autori i golit, Hincapie mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.
Kamada realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin në minutën e 72’, po me penallti, teksa rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 86’ kur Alario realizoi golin e pestë për Eintracht Frankfurt.
Stuttgart bëri “poker” ndaj Bochum, ndërsa takimi u mbyll me rezultatin 4-1. Golat për vendasit i realizuan Silas me penallti në minutën e 3’, Ahamada në minutën e 22’, teksa për Bochum realizoi Zoller në minutën e 29’. Në pjesën e dytë Stuttgart do të gjente edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës me Silas në minutën e 64’ dhe Endo në minutën e 71’.
Takimi i Werder Bremen me Mainz u mbyll me rezultatin 0-2, me golat që u realizuan nga Ingvartsen në minutën e 36’ dhe Lee Jae-Sung në minutën e 66’.
Wolfsburg-Borussia Monchengladbach u mbyll me barazimin 2-2. Golat për vendasit i realizuan Gerhardt në minutën e 43’ dhe Marmoush në minutën e 69’. Teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti Thurman në minutën e 13’ dhe në minutën e 48’.
Ndërkohë sot do të zhvillohet një tjetër takimi i Bundesliga, RB Leipzig-Hertha Berlin që nis në orën 18:30.
Renditja aktuale në Bundesliga:

Top ChannelLexo me shume