Frika nga ndërprerja e energjisë, britanikët “dynden” për të blerë gjeneratorë dhe qirinj

Rritja e paprecedentë e çmimit të energjisë dhe gjithashtu  frika e ndërprerjeve të energjisë po i shtynë britanikët drejt blerjeve masive të gjeneratorëve, elektrikve të dorës dhe qirinjëve.

National Grid, kompania  britanike e energjisë elektrike dhe gazit, paralajmëroi këtë muaj se Britania mund të përballet me ndërprerje të planifikuara prej 3 orësh në shtëpi dhe biznese, nëse nuk do të jetë në gjendje të importojë energji nga Europa.

Rregullatori i industrisë së gazit dhe energjisë elektrike në Britani, Ofgem, ka njoftuar se familjet britanike duhet të kufizojnë përdorimin e gazit dhe energjisë elektrike sa më shumë që të jetë e mundur këtë dimër për të ndihmuar në uljen e kostove dhe për të kufizuar rrezikun e ndërprerjeve të energjisë.

/abcnews.al

Lexo me shume