“Fshesat” dhe ndërrimet e emrave i kam provuar në kurriz”, Artan Hoxha përplaset me Shkullakun dhe Sejaminin për racizmin grek_66427949a8ed4.jpeg

“Fshesat” dhe ndërrimet e emrave i kam provuar në kurriz”, Artan Hoxha përplaset me Shkullakun dhe Sejaminin për racizmin grek

Gazetari investigativ Artan Hoxha rrëfeu në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV përvojën e tij si emigrant ekonomik në Greqi në vitin 1991. Ai rrëfeu vuajtjet dhe detyrimet që u vinin grekët deri te ndërrimi i emrave, por analistët Armand Shkullaku dhe Neritan Sejamini, kishin mendime të tjera.
Pjesë nga debati
Artan Hoxha: Unë kam qenë emigrant në Greqi. Këto “fshesat” ndërrimet e emrave i kam provuar në kurriz. Unë kam ikur në vitin 1991, kam ikur nga mali, jo me vizë dhe rama te fjalimi ka përshkruar vuajtjet që kanë vuajtur. Mua më vjen inat pse këtë benefit po e merr Rama. Duhet ta bëenin të tjerë përpara Ramës. Shkullak, nëse nuk ndërroje emrat, nuk gjeje punë në Greqi.
Armand Shkullaku: Unë kam gjetur. Unë kam qenë emigrant në Greqi. Djali im ka lindur në Greqi, as s’më thanë ndërro emrin, lindi në spital shtetëror.
Artan Hoxha: Ti paske qenë me fat.
Armand Shkullaku: Emrat i ndërronin ata që donin letrat.
Artan Hoxha: Jo, e ke gabim.
Armand Shkullaku: Pse te “Omonia” të pyesnin si e ke emrin, pastaj të merrnin në shtëpi për të punuar?
Artan Hoxha: Ore s’të merrte ai nëse ti e kishe emrin Bashkim, ose Muhamet. Të merrte dhe të thoshte do ta kishe emrin Lefteri. Unë pata fat se kisha mbiemrin Hoxha dhe grekët ishin të majtë. Si e ke mbiemrin? Si diktatori. Dhe s’kisha ndërmend të rrija. Nëse ti i thoje se jam nga Gjirokastra, nga Korça, Berati, Përmeti, Himara ata ishin të predispozuar të të merrnin.
Policia greke në vitet 1991-1992 ka patur një udhëzim që kush kishte qenë pjesëtar i policisë dhe shërbimit sekret, i tërhiqnin dhe i rekrutonin, u gjenin punë dhe u merrnin edhe familjet.
Neritan Sejamini: Po flasim për vizitën e zotit Rama, apo për historik personale?
Artan Hoxha: Cila ishte problematika e Greqisë që na mori ne. Se na e bëtë Greqinë që hapi dyert. Ne kemi vajtur atje. E kemi gjetur grekun me makinë të kohës së rregjimit fashist dhe kur ikëm ne e lamë me tre mjete të reja, sepse ata shfyrtëzuan krahun e lirë të punës.
Neritan Sejamini: Po ç’lidhje ka kjo?
Artan Hoxha: Po një minutë se na e bëtë fushë me lule.
 

Burimi