Fuoristrada përplas veturën në aksin Laç-Thumanë/ Plagoset gruaja, policia në vendngjarje

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumaë, pranë Fushë Mamurrasit.

 

Burime për Vizion plus bëjnë me dije paraprakisht se një fuoristradë ka goditur një autoveturë.

 

Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një grua rreth 50 vjeç, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo me shume