Furtunë në presidencë, Begaj shkarkon mbi 20 punonjës

Nga Erneta Shevroja 

Shkarkimi i Edvin Shvarz, që pati punuar me 5 Presidentë të ndryshëm, bëri shumë zhurmë dhe pati shumë kritika e kundërshtime në rrjetet sociale nga njerëz publikë, por Bajram Begaj nuk e ka lënë me aq.

Mbrëmjen e djeshme një numër të lartë punonjësisht të Presidencës, që kanë shërbyer ndër vite, u ka shkuar letra e shkëputjes së tyre nga puna. Sipas burimeve, janë mbi 20 punonjës të administratës së Presidentit, të shkarkuar.

Një pjesë e tyre janë me status të nëpunësit civil, ndërsa një pjesë tjetër janë këshilltarë të Presidentit. Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

ABC zbulon se arsyeja e artikuluar është ajo e risturkutirmit të strukturave të administratës. Shkarkimet kanë prekur pothuajse të gjitha sektorët, që nga Media, tek Burimet Njerëzore dhe të tjerë. Këta punonjës i kanë shërbyer disa presidentëve. Por mesa duket Presidenti Bajram Begaj ka një tjetër plan dhe organizim pune në institucion. /abcnews.al/

Lexo me shume