G7 dënon “rrëmbimin” e udhëheqësve të centraleve bërthamore nga Rusia

Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara dënoi rrëmbimin nga Rusia të udhëheqësve së centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të objektit në Ukrainë.

“Ne dënojmë rrëmbimin e përsëritur nga Rusia të udhëheqjes dhe stafit të ZNPP-së ukrainase, centralit bërthamor Zaporizhzhia,” thuhej në deklaratën e së shtunës.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë t’i kthejë kontrollin e plotë të ZNPP pronarit të saj të ligjshëm sovran, Ukrainës.”

Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor, më i madhi në Evropë, në fillim të marsit.

Të mërkurën, agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.

Energoatom tha se forcat ruse të hënën “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov, dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të uzinës, Oleg Osheka, dhe “i çuan në një destinacion të panjohur”, raportoi Agence France-Presse.

Energoatom i kishte bërë thirrje shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, “të bëjë çdo përpjekje” për të siguruar lirimin e tyre.

Agjencia njoftoi se një zyrtar tjetër i fabrikës, Valeriy Martyniuk , ishte liruar./Abcnews.al/ 

Lexo me shume