Gara për kryeministër, Rishi Sunak siguron mbështetjen e më shumë se 120 deputetëve

Rishi Sunak është kandidati i parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore që mbledh numrin e nevojshëm prej 100 deputetësh-mbështetës për të marrë pjesë në votimin për të zgjedhur kryeministrin e ri të Britanisë.

Deri më tani, preferencat e 188 prej 357 deputetëve janë regjistruar në Britani .

Sipas tyre, Rishi Sunak kishte siguruar mbështetjen e 127 deputetëve deri më tani, i ndjekur nga Boris Johnson me 57 deputetë dhe në fund Penny Mordant me 24 deputetë .

Duket se Boris Johnson dhe Penny Mordant kanë kohë deri të hënën më 24 tetor. 

Nëse dështojnë, atëherë Rishi Sunak do të shpallet automatikisht Kryeministër i ri i Britanisë.
Në rast se Boris Johnson siguron mbështetjen e më shumë se 100 deputetëve, atëherë do të bëhet një votim me pjesëmarrjen e anëtarëve të partisë konservatore.

Vetëm disa javë pasi u detyrua të jepte dorëheqjen, Boris Johnson u kthye sot në Britani nga një pushim në Karaibe me gruan e tij.

Disa nga kolegët e tij konservatorë paralajmërojnë se kthimi i Johnson në Downing Street mund të shkaktojë kaos edhe më të madh politik në Britaninë e Madhe.

(BalkanWeb)

Lexo me shume