Gara/ Rishi Sunak drej zgjedhjes si kryeministër i Britanisë së Madhe

Gara për kreun e ri të Britanisë ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tre kandidatët kryesor, Rishi Sunak, Boris Johnson dhe Penny Mordaunt po vijojnë fushatën për të fituar mbështetjen e deputetëve konservatorë. Sipas mediave ishullore deri më tani 204 nga 357 ligjvënës e kanë thënë se kë do të mbështesin.

 

Në këtë moment Rishi Sunak duket më i favorizuar, pasi gëzon mbështetjen e 128 deputetëve, ndërsa ish-kryeministri Boris Johnson mbështetet nga 53 dhe diçka më shumë se 20 janë pro Penny Mordaunt.

 

Janë ende mbi 150 deputetë të cilën nuk janë rreshtuar me asnjë prej liderve gjë e cila mund të ndryshojë balancat por gjithsesi fjalën e fundit do ta thonë 170 mijë anëtarët e Partisë Konservatore të cilët do të votojnë online për dy liderët e fundit që do të mbeten në garë. Me shumë gjasa, Sunak dhe Johnson do te jene përballë njëri-tjtrit.

 

Por rregullat e kandidimit në Pratinë Konservatore përcaktojnë që kandidatët duhet të kenë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve që të futen në fletëvotim, pra nëse Penny Mordaunt dhe Boris Johnson nuk e arrijnë këtë mbështetje atëherë Rishi Sunak do të zgjidhet automatikisht kryeministër.

 

Kjo ka pak gjasa të ndodhë, pasi ish-kryeministri Xhonson duket i paracaktuar që të jetë në garën finale me Sunak. Boris Johnson gëzon mbështetje të fortë nga disa prej politikanëve kyç konservatorë si Ben Ëollas, minister i Mbrojtjes në dy qeveritë e fundit. Kjo gjë mund të bëjë që anëtarët të ndikohen dhe votojnë në favorë të Johnson paravësisht se Sunak mund të gëzojnë mbështetjen e më shumë deputetëve.

 

Emri i kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar do te mësohet javën e ardhshme.

Lexo me shume