Gasperini: Jemi të parët dhe do luftojmë deri në fund për ta mbajtur kreun

Pas fitores 2-1 ndaj Sassuolos, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini është shfaqur shumë i kënaqur.

Duke folur për mediet pas takimit që i dha kreun e Seria A, tekniku tha se ndjehet shumë i lumtur ndërsa shtoi se do luftojnë që të qëndrojë për sa më gjatë të parët.

‘Është një kënaqësi e madhe të jesh në krye të kampionatit. Është një pozicion i rëndësishëm pas dhjetë ndeshjeve që nuk janë të pakta. Renditja u jep të gjithëve entuziazëm dhe skuadra po rritet për sa i përket lojës dhe gjendjes. Tani jemi në krye dhe do të përpiqemi të qëndrojmë atje sa më gjatë që të jetë e mundur.”-deklaroi Gasperini.

Lexo me shume