Gatti dedikimi i golit të fitores për mikun e ndarë nga jeta: “Pikërisht kundër skuadrës tënde të zemrës”_6639fb65d9a48.jpeg

Gatti dedikimi i golit të fitores për mikun e ndarë nga jeta: “Pikërisht kundër skuadrës tënde të zemrës”

Federico Gatti nuk ishte futur në fushë nga tekniku Max Allegri në ndeshjen e luajtur në “Maradona” kundër Napolit. Arsyeja ishte kjo: mbrojtësi bardhezi ishte ende i tronditur për vdekjen e një miku të dashur. Pak më shumë se një muaj pas asaj humbjeje tragjike, mbrojtësi i Juventus ka dashur t’i kushtojë golin e fitores kundër Fiorentinës ish-shokut të tij të skuadrës në Serie D në Verbania dhe tifozit viola, Marco Pezzati.
“Fati është i çuditshëm, fati është i tillë. Pikërisht kundër skuadrës tënde të zemrës. Të dedikoj këtë gol ty miku im, që prej largimit nuk ka ditë që të mos mendoj për ty. Fitore e rëndësishme, nga një grup që di të luftojë për njëri-tjetrin. Vazhdojmë të pedalojmë!”, ka shkruar Gatti në kanalet e tij sociale.
Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur
Gatti shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Fiorentinës, të luajtur në Allianz Stadium. Mbrojtësi shtyu në rrjetë një spond me kokë të Bremer në minutën e 21′, duke zgjidhur një ndeshje të vështirë, në të cilën bardhezinjve iu anuluan tre gola nga VAR. Për qendërmbrojtësin bardhezi është goli i katërt sezonal, që e konfirmojnë të rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen, lojtarin e kombëtares italiane.

Burimi