Gazetarja bëhet pjesë e Big Brother, emisioni e shkarkon nga puna: Kemi dy ditë që të kërkojmë, je e pushuar_664311122fa58.jpeg

Gazetarja bëhet pjesë e Big Brother, emisioni e shkarkon nga puna: Kemi dy ditë që të kërkojmë, je e pushuar

‘Big Brother VIP Albania 3’ nisi mbrëmjen e djeshme edicionin e tretë të këtij formati të suksesshëm dhe shumë të ndjekur nga shqiptarët. Plot 18 konkurrentë do të garojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
Një ndër konkurrentet është edhe gazetarja investigative Lediona Xheladinaj, e cila është bërë e famshme në rrjetet sociale për diskreditimin e maniakëve, pedofilëve, por edhe abuzues të tjerë. Gjithashtu ajo ka një emision të vetin të quajtur ‘Habere Fshati’, i cili është shumë i ndjekur në Youtube.
Por emisioni në të cilën Lediona, ‘Piranjat’, i ka habitur të gjithë me postimin e tyre në instastory, duke shkruajtur se e kanë kërkuar gazetaren e tyre dhe e kanë gjetur në Kashar.Në një tjetër story, ‘Piranjat’ shkruajnë se meqenëse nuk është paraqitur në redaksi, Lediona është e pushuar nga puna.

Nuk dihet nëse është e vertëtë apo kemi të bëjmë me një postim ironik nga ana e ‘Piranjave’. Kjo gjë lind dyshimet, pasi ishte drejtuesi i emisionit investigative, Taulant Koplikaj, që postoi një foto në Facebook me Ledionën, para se kjo e fundit të futeshe në ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Burimi