Gazetarja tregon për eskortën shqiptare në Dubai: Shkoi për 600 mijë euro_6643119c534d6.jpeg

Gazetarja tregon për eskortën shqiptare në Dubai: Shkoi për 600 mijë euro

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar se si një vajzë e njohur e showbizit shqiptar ka shkuar në Dubai dhe ka punuar si eskortë. E ftuar në emisionin “Bilardo” Llabani u shpreh se ajo ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro, mirëpo ajo i kishte kërkuar shumën prej 600 mijë euro.
“Shumë femra të njohura të shoëbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai. Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e shoëbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro. Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”, tha gazetarja, teksa më tej tregoi se në Shqipëri do të ndërtohen edhe 5 burgje të reja.
Ajo tha se këto brugje do të ndërtohen në disa qytete kryesore të vendit.
“Do ndërtohen 5 burgje të reja. Plani është gati, janë gjetur edhe tokat, është bërë edhe struktura. Kapacitetet e burgjeve jo vetëm janë plot, por janë shumë të amortizuara. Përpos që mungon standardi dhe niveli njerëzor për të qëndruar brenda, ka edhe një numër shumë të madh punonjësish policie që duhet të shërbejnë dhe ka një kosto të lartë. Janë 5 qytete të mëdha ku do ndërtohen këto burgje. Tirana do ketë, Vlora, Fieri, Durrësi, edhe dy qytete nga Veriu. Do të ndërtohen 5 burgje të mëdha ku do të futet i gjithë kontingjenti që është aktualisht”, shtoi ajo ndër të tjera.

Burimi