Genci Fuga: Më ka marrë malli për shpullat që i jepnin dhëndrit para se të futej në dhomën e nuses

Në emisionin “Aldo Morning Show” ka qenë tema “Traditat dhe zakonet që trashëgohen brez pas brezi, janë vlera apo pengesa?”. Në një video call, aktori i njohur Genci Fuga është shprehur se e ka marrë malli për shpullat që i jepeshin dhëndrit para se të futej në dhomën e nuses. Gjithashtu ai shprehet se janë ndërruar edhe zakonet e të përcjelljes së të ndjerit.

Genci Fuga: Më ka marrë malli për shpullat që i jepnin dhëndrit para se të futej në dhomën e nuses. Do ishte bukur edhe ai çarçafi etj etj. Do ishte bukur që dasma të vazhdonte 1 javë. Do më vinte mirë që edhe në bazë të infrastrukturës na paska ndërruar edhe zakoni i të përcjellit të të ndjerit. Ne e dimë fare mirë që në strukturat e reja, siç janë bërë këto shkallët e reja, nuk mund të funksionojë nxjerrja e të ndjerit nga shtëpia. Pra do jemi shumë të kujdesshëm për atë që duhet të trashëgojmë në rast  se na pengon apo jo. Ka raste na pengon të mos kemi frikë, ta hedhim  poshtë pse jo.

I pyetur nëse ai e ka marrë shpullën kur i bë dhëndër Genci u shpreh jo.

Genci Fuga: Jo e kemi organizuar bashkë me Enin, ishte çudi dhe ajo dasmë, por na shkonte çudia.

Aldo: Kam dy vajza këtu, i sugjeron të bëjnë dasmë?

Genci Fuga: Pse jo në bregdet me njerëz shumë të afërt dhe jo më shumë se me 20-30 vetë.

Aldo: Po njerëzit e afërm nuk janë më, as halla, as tezja as xhaxhai, janë shoqëria.

Genci Fuga: Pikërisht ata gëzojnë më shumë.  /tvklan.al

Lexo me shume