Genti dhe Emanuela kërcejnë shqip në një Rock & Roll

Nga aktrimi në kërcim duket një sfidë mjaft e vështirë, por megjithatë Gent Hazizi i ka mbledhur forcat për një Rock&Roll.

Puna e gjithë javës së bashku me balerinën Emanuela, dyshes iu shpërblye me mjaft kritika por megjithatë aktori premtoi se në kërcimet e ardhshme do të bëje të pamundurën e të “shpërthejë si minë me sahat”
“Më vjen keq por nuk e kuptova, kaq kam”-tha Dalina.

“Kur pashë sot se do të vije me një Rock&Roll i kisha pritshmëritë e larta. Kishe momente shumë të mira por edhe të tjera…”- tha Armand Peza.
“Ishe i fikur dhe i zvvarritur në hapat kur ishe vetem”-tha ndër të tjera Kleidi Kadiu.
Ndryshe nga java e kaluar ku dyshja grumbulloi 19 pikë, këtë javë rezultati ishte më i dobët prej 16 pikësh.
Nëse Genti dhe Emanuela janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin Vip6.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/7

Top ChannelLexo me shume