Giorgia Capaccioli premtimi ‘i nxehtë’ për tifozët e Juventus: “Vetëm nëse fitojmë derbin”

Jo çdo e keqe vjen për të bërë keq thuhet. E në fakt, në momentin më të errët të skuadrës së tyre të zemrës, tifozët e Juventus mund të ngushëllohen me premtimin e bërë nga Giorgia Capaccioli. Modelja dhe influencuesja është një tifoze e zjarrtë e Juventusit. E si të gjithë bardhezinjtë, ajo po vuan nga momenti negativ i skuadrës së Allegrit. Kështu Capaccioli vendosi të motivojë ambjentin, duke u premtuar të gjithëve një show live në profilin e saj OnlyFans, në rast fitoreje të shtunën në derbin ndaj Torinos.

Juve, ashtu si ishte planifikuar, u kthye në Caselle pasdite, pas një fluturimi tre orë e gjysmë nga Haifa. Skuadra nga aty shkoi në Continassa, por ishte vetëm një fazë. Allegri, në fakt, ka ndryshuar mendje dhe i ka lejuar të tijtë të pushojnë në shtëpi. Grumbullimi do të fillojë nesër në mëngjes dhe nuk përfshin praninë e të dëmtuarve. Skuadra do të përgatisë derbin e planifikuar për të shtunën, duke qëndruar në J-Hotel. Ndërsa Capaccioli do të jetë në pritje të rezultatit.

Lexo më tej: “Të gjithë në grumbullim”: Allegri e Juventus mendojnë “regjimin”, pas Maccabi Haifa

Nga këtu deri në pauzën për Kupën e Botës në rrugën e bardhezinjve, përveç Torinos, Empoli, Lecce, Inter, Verona dhe Lazio në kampionat do të jenë edhe Benfica e Psg në Champions. Tetë ndeshje për të kuptuar se çfarë Juventusi do të shfaqet në janar. E mbi të gjitha me cilin do të jetë në pankinë.


Lexo me shume