Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një shaka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi në Berlin.

Rama i është afruar Kurtit duke ia mbyllur sytë.  “Duhet të më kishe gjet vetë, jo me spiuna”, dëgjohet duke thënë me të qeshur kryeministri Rama. Momenti u shoqërua me të qeshura mes të pranishmëve, dhe me një përqafim mes dy kryeministrave.

Të dy krerët e shteteve ndodhen në Berlin, në kongresin e 30 të forcave politike progresiste, PES.