Gjekmarkaj: Koha ta rrëzojmë regjimin e Ramës, ose të pranojmë nënshtrimin_663a4aea3e3ba.jpeg

Gjekmarkaj: Koha ta rrëzojmë regjimin e Ramës, ose të pranojmë nënshtrimin

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një takim në Bulqizë, u ndal te adresimi i ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjekmarkaj u shpreh se Rama foli si të ishte 11 vjet në opozitë dhe se ‘po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bere një qeveri tjetër, jo ajo e atij’.
Ndër të tjera ai u shpreh se, kryeministri nuk e ka problem të lëshojë ministra e drejtorë, pa mbajtur vetë përgjegjësi morale.
Gjithashtu deputeti demokrat tha se është detyra e PD-së dhe opozitës që të sjellin ndryshimin, teksa shtoi se qeveria po bën gjithçka ta mbajë vendin në gjendjen që është.
“Pas një situate jo të zakontë, Partia Demokratike ka qënë në agresion, ka qënë në sulm. E shikonin me rrezik të madh sepse është partia e cila mund tua prishë skemën dhe që do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Kemi kaluar një periudhë të vështirë, një ecje në shkretëtirë. Secili prej nesh ka mësuar shumë. Çdokush nga ne, pavarsisht nga plagët që ka marrë, nga goditjet që kemi dhënë jemi më të ndërgjegjshëm ose të duam më shumë partinë demorkatike, e mbrojmë më mirë atë dhe jemi të gatshëm ta kthejmë atë pushtetit për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve” tha Gjekmarkaj.
Sot kemi nje problem themelor, kryetari i PD Sali Berisha është arrestuar. Nëse në fillim kishim ndonjë iluzion se ky është një problem vetem i sistemit të drejtesisë, sot jemi të qartë që ky është një problem madhor i ndërgjegjes shoqërore, sepse kur ndalet  themeluesi i pluralizmit kërkohet asgjësimi i pluralizmit dhe lirisë. Shoqëria shqiptare nuk duhet të bishtnoje, duhet ta zgjidhe këtë ngërç ne subkoshiencen e vet.
Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarinë se çfare kemi qenë, çfare jemi e çfare duam t’i ofrojmë Shqipërise!
Sot dëgjuam  për dy orë Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet në opozite dhe po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bërë një qeveri tjetër jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtësia si fabul elektorale. Dikur në sensin me pozitiv na u tha që reforma në drejtesi u mbështet, pati si kumbar faktorin nderkombetar! Rama tha sot e bëra une po që do e lë të lire që të bëjë drejtësi të vërtetë! Natyrish ky spektakel e argëton, nuk i dhemb se lëshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtur përgjeqesi morale ndërkohe qindra të tjere vjedhin të patrazuar dhe ushqejnë sistemin qe korrupton votën e lirë dhe jetën publike.
Shikoni kudo skandale në bashki, në ministri, në qeveri, para publike qe vidhet, paaftësi që na dhurohet, korrupsion që ndyn gjithçka vetë cilësinë e jetës.
Kjo shoqeri duhet të beje një zgjedhje: o ta luftojë korrupsionin dhe të behet shoqeri e lirë europiane e demokratike ose t’i nënshtrohet atij dhe të humbase perspektiven”, u shpreh ai.
 

Burimi