Gjendet e pajetë në rrugë një grua në Korçë/ Dyshimet e para

Një grua 85 vjeç me iniciale Dh.L është gjetur pa shenja jete në rrugë.

 

Policia njofton se e moshuara ka qenë banuese nga fshati Dvoram i Korçës.

 

Sipas bluve, vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, pasi nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Korçë/Informacion paraprak.

 

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Lexo me shume