“Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra”, gjeti një thesar me monedha ari dhe argjendi, fermeri amerikan: E dija se aty ishin qindra_66432faa093f1.png

“Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra”, gjeti një thesar me monedha ari dhe argjendi, fermeri amerikan: E dija se aty ishin qindra

Një burrë i cili gjeti një arkë me më shumë se 700 monedha të rralla ari dhe argjendi nga epoka e Luftës Civile në një fushë misri në Kentucky të SHBA-ve, së fundmi ka ndarë historinë e tij për herë të parë në “Kentucky Life”. Ai u shpreh se këto janë gjera që ndodhin vetëm në ëndrra.“Fillimisht gjeta gjysmë dollarin Seated Liberty të vitit 1856. Nuk do ta kisha besuar kurrë atë që do të ndodhte më pas. Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra. Kur vazhdova të ecja e pashë shkëlqimin e arit. Kur nxora monedhën nga toka, u habita kur kuptova se po mbaja në dorë një 20 dollarësh të viteve 1860. E dija se aty ishin qindra”, tha fermeri, pa e bërë të ditur identitetin e tij dhe as vendndodhjen e saktë të gjetjes.Prezantuesi dhe producenti i emisionit, Chip Polston, tha se ishte e rëndësishme që emisioni ta respektonte vendimin e burrit për mos ta zbuluar identitetin.“Unë e kuptoj plotësisht pse ai dëshiron të mbetet anonim. Ai nuk dëshiron që të zgjohet një të shtune në mëngjes dhe të shoh 70 njerëz me lopata dhe detektorë metali. Çfarë do të ndodhte me fermën e tij atëherë”, tha Polston.Jeff Garret, ekspert i monedhave të rralla me bazë në Lexington, ka punuar me burrin që gjeti thesarin për ta vendosur atë për shitje në GovMint. Bëhet e ditur se kutia përfshinte monedha floriri 1, 10 dhe 20 dollarësh.“Është një histori e jashtëzakonshme”, tha Polston. Gjithashtu, moderatori zbuloi se fermeri ka filmuar veten ndërsa zbulonte gjithnjë e më shumë monedha.Monedhat përkojnë me kohën kur sulmuesit e udhëhequr nga gjenerali John Hunt Morgan ishin aktiv në Kentucky, Ohio dhe Indiana. Një teori tha Polston, është se një pronar tokash i ka groposur ato për t’i mbajtur të sigurta.360grade.al

Burimi