Gjermania: Luftoni korrupsionin! Ambasadori Bergner: Duhet klimë e re biznesi, lojë e barabartë për të gjithë_66425bfde792d.jpeg

Gjermania: Luftoni korrupsionin! Ambasadori Bergner: Duhet klimë e re biznesi, lojë e barabartë për të gjithë

Në anketën e shoqatës gjermane të industrisë dhe tregtisë mbi klimën e biznesit në Shqipëri u nënvizua, ashtu si shoqata të tjera simotra, mungesa e fuqisë punëtore.

Edhe pse bizneset shprehen më optimiste për situatën e ekonomisë në panoramën e gjerë në krahasim me një vit më parë, sërish ata vlerësojnë se disa rreziqe mund të dëmtojnë ndërmarrjet e tyre.
Më konkretisht gjatë këtij viti bizneset presin më pak të ardhura, kjo si shkak i rritjes së kostove. Anketa vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me rritjen më të lartë të kostos së punës dhe uljes së produktivitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori gjerman në Shqipëri u shpreh se nevojitet që Shqipëria të krijojë një administratë pa korrupsion për të sjellë më shumë investime
“Sipërmarrja dhe investimet mund të begatojnë pikërisht atje ku përveç çmimeve te volitshme ka edhe një kuadër të sigurt ligjor, një administratë profesionale dhe me integritet sikundër edhe një politikë të hapur për dialogun njësoj si më punëdhënësin ashtu edhe me punëmarrësin. Pikërisht këtë e bënë të qartë edhe vlerësimi i sivjetshëm i faktorëve të përgjithshëm përmes pyetësorit. Ndaj ne mbështesim hapat e vendosur të Shqipërisë në drejtim të konsolidimit të shteti ligjor dhe luftës kundër korrupsionit”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.
Bizneset bënë edhe një vlerësim të faktorëve të ndryshëm ku vlerësimin pozitivin e mori përmirësimi i infrastrukturës, ndërsa më negativin transparenca e tenderëve publikë.
“Kemi shumë probleme me afatet e dorëzimit të dokumenteve në tendera”, tha Bledar Menkollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA.
Në pesë vitet e fundit investimet direkte nga Gjermania kanë ardhur me rritje nga niveli 21 milion euro në 2018-ën, duke arritur kulmin në 2022-ishin me 91 milion euro për të pësuar një rënie me 30% në vitin që lamë pas.

Top Channel

Burimi