Gjetja e 4 trupave në Bunë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje_663a5c7a482dd.jpeg

Gjetja e 4 trupave në Bunë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas gjetjes të katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.
Reagimi: 
Sot pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna.
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç.
Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.
Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve.

Burimi