Gjiknuri: S’kam parë asnjë takim më entuziast se ai i Athinës. S’ka ndodhur as në mitingjet e PS në Shqipëri_664318cd3cfa5.jpeg

Gjiknuri: S’kam parë asnjë takim më entuziast se ai i Athinës. S’ka ndodhur as në mitingjet e PS në Shqipëri

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri takimin e Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, e quan shumë entuziast në funksion të objektivave politikë.
“Nuk kam parë takim më entuziast se ai i Athinës më shumë edhe se në takimet që janë bërë në Shqipëri as në përmbylljet e fushatave të zgjedhjeve ishte një lumë energji dhe ndjesi që të bënte krenar gjithçka ishte origjinale, asgjë e orkestruar. Ka pasur edhe qytetarë që kanë ardhur nga Shqipëria, por një pakicë e vogël”.
Nga ana tjetër, Gjiknuri theksoi edhe se ky ishte një takim i organizuar nga PS dhe deputetët e kryebashkiakët ishin aty për të nxitur bashkatdhetarët.
“Natyrshëm që ky ishte takim i organizuar nga PS dhe të gjithë njerëzit që lidhen më qarqe. Athina është qyteti i dytë më i madh me shqiptarë, mund të jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë. Ky ishte takim i mirëfilltë i PS. Një pjesë e deputetëve dhe bashkiakëve ishin për organizimin, që të nxisnin njerëzit, komunitetet e bashkatdhetarët që mund të jenë edhe votues të PS. Ky ishte qëllimi i mirëfilltë”,-tha në ”A2cnn”.

Burimi