Gjithçka në fshehtësi të plotë, kreu i CIA-s ka udhëtuar në Ukrainë në fillim të këtij muaji

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, udhëtoi për në Ukrainë në fillim të këtij muaji për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa lufta duket se po shkon në vitin e saj të dytë, sipas dy burimeve që kanë folur për CNN.

“Ndërsa ishte atje, ai përforcoi angazhimin e SHBA-së për të ofruar mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, duke përfshirë shkëmbimin e vazhdueshëm të inteligjencës”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Burimet nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme rreth udhëtimit.

Udhëtimi i Burns vjen ndërsa SHBA-të janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në luftën e saj të vështirë. Burns dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë publikisht se nuk shohin prova që Moska po përgatitet në mënyrë aktive për të ndërmarrë një hap të tillë, por zyrtarë të njohur me inteligjencën paralajmërojnë se rreziku është ndoshta më i larti që ka qenë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt. /abcnews.al

Lexo me shume