Gjukanoviç sulmon Open Balkan: Do ta kthejë Malin e Zi nën Serbinë e Madhe!

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka vazhduar edhe një herë të këmbëngulë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ishte pikërisht partia e tij DPS, ajo që votoi për shkarkimin e kryeministrit, Dritan Abazovic, rivaliteti me të cilin tashmë shpërfaqet hapur.
“Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend”, deklaroi Gjukanovic, sipas të cilit Mali i Zi po përjeton krizën më të rëndë prej vitesh. Teksa doli me pretendimin se kjo krizë është nxitur, sic thotë ai, nga element që nuk e duan një mal të Zi europian dhe civil, bëri deklaratën e fortë se shtetin malazez, përmes Open Balkan, kanë dashur ta devijojnë nga rruga euroatlantike dhe ta kthejnë nën Serbinë e Madhe.

“Kriza aktuale është edhe politike dhe e sigurisë, institucionale, financiare dhe ekonomike. Është një agresion i poshtër që dëshironte ta nxirrte Malin e Zi nga konstelacioni politik europian dhe euroatlantik dhe ta kthente atë përmes të ashtuquajturës programi ekonomik, “Open Balkan” në Serbi të Madhe, nën ombrellën e sigurisë së “Rusisë së Madhe”, deklaroi ai.
Abazovici nga ana tjetër e mbështeti këtë nismë rajonale, edhe pse insistoi që ajo të kishte përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, vecanërisht Kosovës. Abazoviç, që pretendon se ishte krimi i organizuar që e ka rrëzuar nga pushteti, e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Top ChannelLexo me shume