Gjykata e la në burg/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës largohet pas vendimit, policia në kërkim të Frrokajt

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme, pas vendimit për dënimin me burg të Fran Frrokaj.

Ish kryetari i bashkisë Lezhë, ka qenë i dënuar me detyrim paraqitje dhe mesditën e sotme është paraqitur në gjykatën e Shkodrës së bashku me avokatin e tij për t’u njohur me vazhdimin e gjyqit.
Gjykatësja ka ndërruar masën e sigurisë në “arrest me burg” ndaj ish kryebashkiakut por nuk ka njoftuar policinë e Shkodrës për arrestimin e tij.

Sapo Frrokaj ka mësuar vendimin, ka dalë nga gjykata pa u shqetësuar,duke lënë vetëm avokatin e tij në sallë dhe është larguar drejt shtëpisë së tij në Lezhë.
Prej disa orësh, policia e Lezhës është në kërkim të ish kryebashkiakut.

Top ChannelLexo me shume