Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndërhyrë në dokumentet e gjetura në Mar-a-Lago

Gjykata e Lartë refuzoi të enjten një kërkesë urgjente të ish-presidentit Donald Trump për të ndërhyrë në cështjen mbi dokumentet e klasifikuara të sekuestruara nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago në gusht

Trump u kishte kërkuar gjyqtarëve të anulonin një vendim të një gjykatë federale të apelit dhe të lejonin specialist të shqyrtonte rreth 100 dokumente të shënuara të klasifikuara, një veprim që mund t’i kishte hapur derën ekipit të tij ligjor për të shqyrtuar të dhënat dhe për të argumentuar se ato duhet të jenë jashtë kompetencave të prokurorëve.Por me një urdhër të shkurtër gjykata e refuzoi kërkesën.
Vendimi i gjykatës së lartë e largon atë nga përplasja politike në një kohë kur vlerësimet e miratimit të gjykatës me prirje konservatore 6-3 janë ulur në nivele të reja dhe liberalët, përfshirë presidentin Joe Biden, kanë sulmuar legjitimitetin e institucionit. Urdhri u dha gjatë dëgjimit të hetimit të komisionit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit 2021, në Kapitolin e SHBA.

“Siç ka theksuar kjo Gjykatë, gjykatat duhet të jenë të kujdesshme përpara se të insistojnë në shqyrtimin e të dhënave, zbulimi i të cilave do të rrezikonte sigurinë kombëtare “tha departamenti i drejtësisë  në fillim të kësaj jave.
Trump ka argumentuar se ai mund të ketë pasur të drejtë, si ish-president, të zotëronte dokumente të caktuara qeveritare, duke përfshirë dokumente që potencialisht përmbajnë sekretet më të ndjeshme të vendit. Dhe ai pretendoi se gjykata e apelit ka tejkaluar autoritetin e saj duke vendosur kundër tij.

Top ChannelLexo me shume