Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës, lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit_66439ecd4ff29.jpeg

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës, lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.Në ankimin e depozituar,  Koka kërkonte shfuqizimin e dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, duke i quajtur ato si antikushtetuese.
Ish-ministri Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor me vendim të GJKKO-së për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.
Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.

Burimi