Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat Lefter Kokës, ish-ministri ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve_6643911f54443.png

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat Lefter Kokës, ish-ministri ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.Në ankimin e depozituar, Koka kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.Po ashtu kërkohej shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.  360grade.al

Burimi