Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka, vijon që të jetë në burg_6643b3b180de8.jpeg

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka, vijon që të jetë në burg

Gjykata Kushtetuese në seancën e mbajtur sot (14 maj), ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kundër masës së sigurisë të miratuar nga Gjykata e Lartë në janar të vitit 2023.
Koka aktualisht është në burg duke vuajtur dënimin pasi me vendim të GJKKO-së është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve.
Ish-ministri kërkonte nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023.
Sipas ish-ministrit, vendimi është i papajtueshëm me Kushtetutën. Po ashtu ai kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të marrë dhe dërgimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, por kushtetuesja ia rrëzoi të dyja kërkesat.

Burimi