Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, Policia e Shtetit njofton operacionin me palën italiane

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Sipas policisë së Shtetit, operacioni iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të bandës.
Ndërkohë rezulton se katër shtetas janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, dy prej të cilëve vëllezër banues në Dibër, një 39-vjeçar banues në Tiranë dhe një 31-vjeçar banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koordinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndërkohë nga hetimet u zbulua se grupi i trafikanteve perdorimin e nje nendeteseje te vogel që e kontrollonin me telekomandë për transportin e lëndëve narkotike.
NJOFTIMIPolicia e Shtetit
Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”.
Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.
Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Burimi