Grabitet gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat

Bie pre e grabitësve gjimazi “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se mbrëmjen e së premtes, hajdutët kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndërtesës. Pasi kanë marrë 20 iPad (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar ne vrap.

Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar policinë. Shkolla tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë. Pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistikë që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Gjimazi Babë Dudë Karbunara ishte duke u boshatisur prej disa ditësh. Ai do të shembet për tu rindërtuar nga e para. Mësohet se shumica e materialeve të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj.

Dyshimet e para lidhen me faktin se hajdutët kanë qënë të mirëinformuar për heqjen e kasafortës dhe kanë ndërmarrë vjedhjen mbrëmjen e sotme. Në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar për të dhënë deklaratat e tij roja i shkollës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve) të vjedhjes.

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Grabitje spektakolare e bankës në Kosovë, autorët qëllojnë mbi policinë

Lexo me shume