Greqia gjen punonjës në Egjipt/ Gati drafti ligjor për zgjidhjen e problemit

Mungesa e krahut të punës dhe nevojat e ngutshme të ekonomisë greke për të siguruar punonjës në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë,kanë detyruar qeverinë Kyriakos Mitsotakis të ndërmarrë disa masa emergjente për sigurimin e tyre.

Burime nga Ministria e Jashtme greke njoftuan se Greqia ka mundur të sigurojë 5.000 punonjësit e parë për sektorin e bujqësisë, ndërsa është ngritur në këtë ministri posaçërisht një ekip që do të bëjë të mundur marrëveshje edhe me vendet e tjera të cilat kanë mundësi të ofrojnë punonjës të aftë për punë, por edhe të mos të mos krijojnë kushte për nisjen e një emigracioni masiv drejtë Greqisë.
Marrëveshja e parë,tashmë e dakorduar me Egjiptin, parashikon lëvizjen në Greqi të 5000 punonjësve,të cilët do të pajisen me leje të posaçme pune 9 mujore e cila do të rinovohet çdo vit nëse palët e kontraktuara do të dëshirojnë ta rinovojnë atë.

Marrëveshja parashikon të drejtat dhe detyrimet e palëve,ndërsa do të garantojë emigrantët për pagesat, sigurimet shëndetësore dhe njohjen e viteve të punës për përfshirjen e tyre në skemat e pensioneve të të dy vendeve.
Për një marrëveshje tepër të rëndësishme në drejtim të shpëtimit prej krizës që krahut të punës të sektorit të bujqësisë bëjnë fjalë sindikatat greke të bujqësisë, të cilat kërkojnë me urgjencë 50-70.000 punonjës.
Në të njëjtën frymë edhe deklaratat e sindikatës të ndërtimit,sektor që kërkon 150-170000 krahë pune për të përfunduar dhjetëra kantiere ndërtimi në vend, ndërsa interes kanë shprehur edhe përfaqësues së turizmit që kërkojnë nga ana e tyre mbështetje për sigurimin e 70.000 krahëve të punës në këtë sektor.
Duket se Egjipti nuk do të mund të mbulojë nevojat e Greqisë për punonjës,por tashmë Athina zyrtare po përgatitet të dërgojë ekspertët e saj në Vietnam, Indi, Pakistan dhe Bangladesh, me shpresën se do të mund të sigurojë krahë pune për të qenë konkurruese në rajon gjatë viteve të ardhshme.

Top ChannelLexo me shume