Greqia tronditet nga skandali i përdhunimit të 12-vjeçares, mbi 200 persona në listën e anëtarit të partisë në pushtet

Greqia është tronditur nga rasti përdhunimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 12-vjeçares nga një 53-vjeçar në Greqi.

53-vjeçari ka përdhunuar për dy vite rresht të miturën, njëkohësisht ai i gjente klientë adoleshentes nëpërmjet rrjeteve sociale në këmbim të pagesës.

Sakaq mësohet se përveç 53-vjeçarit është arrestuar një 42-vjeçar që ka përdhunuar gjithashtu të miturën në mënyrë sistematike.

Gjyshja ka zbuluar se përveç fotove nudo të 12-vjeçares, 53-vjeçari ka kërkuar të miturës që t’i dërgojë foto nudo të motrave të saj të vogla, për ti vendosur në faqen online ku autori gjente klientë për të miturën.

Ai nuk është mjaftuar me 12-vjeçaren, por ka dashur të shfrytëzojë për prostitucion edhe motrat e saj të vogla.
Gjyshja e 12-vjeçares deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes Greqi” në ANT1:

“Jemi në një situatë të mjerueshme, nuk e kuptoni dot… Gruaja e tij erdhi në shtëpi dhe u përpoq t’i jepte nënës së vajzës 10 mijë euro që të mos fliste, dhe të tërhiqte denoncimin. Ne pamë vetëm disa mesazhe nga ai, në mesazhe shkruante “shko në banjë dhe bëj foto nudo”, “bëj foto nudo dhe mi dërgo, bëji dhe motrave foto lakuriq” tha gjyshja e vajzës.

Ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.

10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të.

Lexo me shume