Grida Dumës “i shkel syrin”, si i vlerëson Berisha politikanët: Basha aksident, Meta trim…

Teksa PD gjendet ende e përçarë në prag të zgjedhjeve lokale, Sali Berisha duket se ka zbutur tonet ndaj disa deputetëve demokrat. Së fundmi Berisha është shprehur me vlerësime për deputeten Grida Duma edhe pse kjo e fundit disa kohë më parë deklaronte se koha e Berishës ka shkuar. I ftuar në OraNeës, Berisha tha se Grida Duma po i jep përgjigjet e mëritura Edi Ramës në Kuvend, ndërsa shtoi se ajo nëse do të kishte një emër të dytë do quhej Nora e Kelmendit. Ndërkohë Lulzim Bashën, ish kryeministri Berisha e ka konsideruar si një aksident. Për sa i përket Ilir Metës, Berisha tha se ai është trim.

Lulzim Basha?

Aksident e thashë.

Grida Duma?

Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali.

Ilir Meta?

Trim.

Elisa Spiropali?

Elisa vetësakrifica, sakrifikon veten për hiçin.

Taulant Balla?

I ka mbiemrat e vetë ai, nuk ka nevojë. Bego, Sharra.

Belinda Balluku?

Miss hedonizmi për të mos i thënë Miss bifteku.

Lexo me shume