Gruaja gjendet e vdekur në banesë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 73-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e sotme në banesën e saj në zonën e “21 dhjetorit”. Sipas dëshmisë së vajzës, Rafije Abedini vuante nga sëmundje të shumta, ndërsa kishte hequr edhe gjirin nga kanceri. Ajo shton se pjesa e djathtë e fytyrës së nënës së saj ishte e nxirë, ndërsa prej një jave ka qenë e vetme në shtëpi dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte fare. Viktima, sipas vajzës së saj i ka pasur shenjat edhe më herët, ndërsa i janë theksuar javën e fundit.

Burimi