Grushte e shkelma, sherr i madh gjatë festës së Miss-eve (Video)

Një festë e organizuar në South Beach të Nju Jork-ut pas konkursit Miss Sri Lanka nuk shkoi ashtu siç duhet.

Gjatë after partyt shpërtheu një sherr i madh, ku u përfshinë disa persona, mes tyre edhe vajza.
Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, të cilat shkaktuan reagime të forta nga publiku si në Sri Lanka ashtu edhe në Nju Jork.

Pas kësaj në një deklaratë në Nju Jork, Komiteti organizativ i konkursit tha se disa të ftuar u përfshinë në një sherr jashtë festës duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje me konkursin.
Kujtojmë se konkursi u fitua nga Angelia Gunasekara.

Top ChannelLexo me shume