Guterres: Duhet të zbatojmë vlerat dhe parimet e Kartës së OKB-së

“Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për të zbatuar vlerat dhe parimet e Kartës së OKB-së në çdo cep të botës, “ sipas një deklaratë të  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Siç vë në dukje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sot Organizata po testohet si kurrë më parë. Në këtë kontekst, ai nënvizon se Kombet e Bashkuara u krijuan për periudha të vështira si sot.

T’i japim një shans paqes dhe t’i japim fund konflikteve që rrezikojnë jetën, të ardhmen dhe përparimin global. Ne duhet të  punojmë për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, për të zhdukur pabarazitë, dhe të mbrojmë planetin tonë,  duke i dhënë fund varësisë tonë ndaj lëndëve djegëse fosile dhe fillimin e revolucionit të energjisë së rinovueshme.

Dhe së fundmi, të luftojmë për lirinë dhe të drejtat e grave dhe vazjave.

Së fundmi, Antonio Guterres apelon që ndërsa festojmë Ditën e OKB-së, “le të ripërtërijmë shpresën dhe besimin tonë në atë që njerëzimi mund të arrijë kur punojmë së bashku, në solidaritet global.

/abcnews.al

Lexo me shume