Hakerat nxjerrin të gjitha udhëtimet e Edi Ramës me avionë charter

Hakerat që sulmuan Shqipërinë kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Rama, ku përfshihen të dhënat e ID-ve të ndryshme që përdor kryeministri, fotografitë e tij në dokumentat e identifikimit dhe të gjithë udhëtimet jashtë vendit që prej vitit 2005.

Në dokumentin e publikuar, vihet re se shumica e udhëtimeve të Ramës janë kryer me avionë charter, veçanërisht kohët e fundit. Disa udhëtime janë kryer me linja të zakonshme.

 

 

Udhëtimet me charter të Ramës kanë qenë shpesh në vëmendjen e publikut, pasi opozita ka artikuluar akuza, se kryeministri shpenzon para të panevojshme për të udhëtuar me linjë charter. Rama e ka mohuar një gjë të tillë duke deklarura se ai udhëton me linja ajrore të zakonshme si shumica e qytetarëve.

Që prej nisjes së sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë nga hackerat e Iranit, Edi Rama është justifikuar përherë duke deklaruar se ata nuk mundën që të marrin të dhëna sensitive, si dhe duke mos e dëmtuar sistemin.

Lexo me shume