“Harry Potter, një përvojë e ndaluar në pyll” hapet në Nju Jork

Të gjithë adhuruesit e personazhit të famshëm do të kenë mundësi të shohin instalacione deri në 22 Janar 2023

Enciklopedia Hogwarts e Harry Potter-it po vihet në jetë në një ekspozitë interaktive rreth 65 km në veri të qytetit të Nju Jorkut.

“Harry Potter: Një përvojë e ndaluar në pyll”, në Parkun Shtetëror në Yorktown Heights në Westchester County është hapur për publikun e gjerë.

“Ju do të merrni të gjitha ato krijesa që prisni të shihni. Më pëlqen gjithçka, nga krijesat e vogla si Nifflers, deri te gjigandi ynë që rritet. Pra, ka një përzierje të vërtetë krijesash dhe personazhesh për të përjetuar.Kështu që ju mund të shihni gjithçka nga Giants, Hagrid dhe Fang” shprehet Heather Mcgill drejtoresha ekzekutive e ekspozitës.

Të përqendruar rreth një shtegu, vizitorët sillen nëpër pyllin e ndriçuar dhe kalojnë pranë personazheve imagjinarë Hedwig, Giants dhe Rubeus Hagrid. Gjithashtu shfaqen ekrane interaktive me centaurët.

Ekspozita vjen si një bashkëpunim me Warner Brothers Themed Entertainment së bashku me partnerët Thinkëell dhe Unify. Vende të tjera të ngjashme është i hapur edhe  në Anglinë perëndimore, Virxhinia dhe Belgjikë. Biletat kushtojnë 55 dollarë për fëmijë, 66 dollarë për të rritur. “Harry Potter” do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 22 Janar 2023.

Klan News

Lexo me shume