Hernandez i gatshëm për rikthim te Atletico: Është klubi që më ka dhënë gjithçka!

Lucas Hernandez do ta merrte në konsideratë rikthimin në Atletico Madrid. Mbrojtësi, 26 vjeç, ka kontratë me  Bayernin deri në vitin 2024, por kur bie fjala për të ardhmen e mban derën hapur për “kolchoneros”

“Nëse një ditë do të kisha mundësi të rikthehesha në Atletico, pse jo? Do të doja, do të ishte mirë. Është klubi që më ka dhënë gjithçka, gjithmonë kam ndjerë dashuri për këtë skuadër. Nëse jam në Bayern, kjo është pjesërisht falë Atleticos, i cili ka vënë bast tek unë që kur isha fëmijë duke më dhënë gjithçka”-tha ai.

Bavarezët e blenë Lucas-in në vitin 2019 për plot 80 milionë euro.

Lexo me shume