Hidhet shorti i Superiores, ja cilat janë dy gjysmëfinalet e “Final Four”_66422e29b6d8e.png

Hidhet shorti i Superiores, ja cilat janë dy gjysmëfinalet e “Final Four”

Këtë të hënë u hodh shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp. Skuadrat u ndanë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 Egnatia dhe Partizani, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).
Shorti vuri përballë Egnatian me Vllazninlë dhe Partizanin me Skënderbeun.
Skuadra nga Rrogozhina dhe “Demat” e Orges Shehit janë të avantazhuara si pasojë e renditjes, kështu që u mjafton edhe barazimi për të kaluar në finalen e madhe.
Ndërkohë, fitorja është alternativa e vetme për shkodranët e Thomas Brdaric dhe juglindorët korçarë.
Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj. Tri ditë më vonë Egnatia-Vllaznia (19).
Më pas finalja e madhe në datën 26 maj.
Gjysmëfinalet
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
Finalja
Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.
ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET 
Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League
Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4
Lexo edhe:
Presidenti Duka: ‘Final 4’ i shërben garës dhe lojës, fitoftë më i miri

Burimi