Hiqej si shkencëtar nga Brazili, Norvegjia arreston një person të dyshuar si spiun rus

Policia norvegjeze arrestoi të hënën një spiun të dyshuar rus në qytetin Tromsoe të Arktikut. Lajmin e bëri të ditur shërbimi i sigurisë PST të martën, duke e përshkruar atë si një agjent të rrallë ilegal.

Burri, i cili punonte si shkencëtar në Universitetin e Tromsoe, ishte hequr si shtetas brazilian, por policia beson se identiteti i tij i vërtetë është rus. Lajmi u raportua fillimisht nga transmetuesi norvegjez NRK.

Burri përfaqëson një “kërcënim për interesat themelore kombëtare” dhe duhet të dëbohet nga Norvegjia, tha zëvendës shefi i PST Hedvig Moe për Reuters, duke e përshkruar atë si një “agjent të paligjshëm”.

Një agjent i paligjshëm është një operativ inteligjence pa lidhje zyrtare me qeverinë, i cili mban një identitet që nuk është i tiji, shpesh duke përdorur identitetin e vërtetë të një personi të vdekur.

“Agjentët tipik të paligjshëm janë skautët e talenteve që rekrutojnë agjentë për më vonë dhe përgatitin terrenin për spiunët e tjerë që të bëjnë punën tradicionale të inteligjencës,” tha Moe.

Avokati i të akuzuarit nuk ka kthyer kërkesë për koment, raporton Reuters. /abcnews.al/

Lexo me shume