Hojbjerg i pazëvendesueshëm, Tottenham do rinovimin

Në pritje për të luajtur shanset e kualifikimit në 1/8 e Champions League në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, te Tottenham e dinë se duhet të fitojnë ose të barazojnë me Olimpikun e Marsejës në tokën franceze.

Në rast disfate, londinezët do të duhet të presin rezultatin e sfidës mes Eintracht Frankfurt dhe Sportingut të Lisbonës për të shkuar në Europa League.
Tani në mungesë të rinovimit të kontratës së Antonio Contes, me trajnerin që i skadon marrëveshja në fund të sezonit, te Tottenham janë duke punuar edhe me një tjetër rinovim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Pierre-Emile Hojbjerg, 27-vjeçar, që mbërriti në skuadrën e kryeqytetit britanik në kohët e Jose Mourinhos. Danezi u transferua nga Sauthampton në këmbim të rreth 16 milionë eurove. Me një kontratë deri në vitin 2025 mesfushori është thelbësor në planet e klubit të Londrës veriore. Me 16 ndeshje të luajtur, me 3 gola dhe 3 asiste nordiku është titullar i padiskutueshëm i Contes.

Në këtë kuptim, siç nënvizon e përditëshmja The Times, Spurs duan të përmirësojnë kontratën e Hojbjerg i cili merr aktualisht rreth 115 mijë euro në javë, diku te 6 milionë euro në sezon./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume